image Presidentja Osmani takohet me homologun e Kenias, flasin për afrimin e vendeve dhe popujve

Politikë

Presidentja Osmani takohet me homologun e Kenias, flasin për afrimin e vendeve dhe popujve

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me presidentin e Kenias, William Ruto.

Në këtë takim, presidentja Osmani e ka falënderuar homologun Ruto pas vendimit të Kenias për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka shtruar nevojën e thellimit të marrëdhënieve diplomatike në të mirë të qytetarëve dhe shteteve.

”Mezi presim ndërmarrjen e hapave të përbashkët që do t’i afrojnë tutje vendet dhe popujt tanë”, ka theksuar Osmani.

Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Kenias, si dhe nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike.

Presidentja Osmani në një pjesë të takimit foli edhe për përkushtimin e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm dhe mundësinë e nismave të përbashkëta në fusha të tilla si energjia e rinovueshme dhe ndryshimet klimatike.

Kënaqësi të takoj Presidentin e Kenias, William Ruto për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve…

Posted by Vjosa Osmani on Monday, September 18, 2023

/GazetaSinjali/