Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadoren e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck.
Ambasadorja suedeze ka njoftuar, se aplikimi i Suedisë për anëtarësim në NATO dhe siguria në Evropë, ishin temat kryesore që ka diskutuar me të parën e shtetit.
“Aplikimi i Suedisë për t’ju bashkuar NATO-s dhe mjedisi i përkeqësuar i sigurisë në Evropë ishte tema kryesore që e diskutuam me presidenten Vjosa Osmani sot. Faleminderit që na pritet dhe për diskutimin e mirë”, ka shkruar ajo.
Me tërë paralajmërimet nga Rusia, Suedia dhe Finlanda kanë aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në NATO.