image Presidentja Osmani pas vizitës së kancelarit Scholz u deklarua se Kosova është e bekuar me Gjermaninë

Politikë

Presidentja Osmani pas vizitës së kancelarit Scholz u deklarua se Kosova është e bekuar me Gjermaninë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas vizitës së kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

Kancelari gjerman Olaf Scholz sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit me ceremoni shtetërore nga kryeministri Albin Kurti.

Takimi mes dy palëve pastaj u zhvendos në ambientet e Qeverisë, u diskutua për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë,

Ndërkohë presidentja Osmani, ka ndarë në facebook fotografi nga takimi i saj me Scholz në konferencën e SEECP.

“Kosova është e bekuar me mbështetjen nga Kancelari Scholz dhe miqësinë me Republikën Federale të Gjermanisë” shkroi presidentja krahas fotografive në Facebook.

Vizita zyrtare e presidentes Osmani në Greqi i pamundësoi asaj të takojë kancelarin Scholz në Kosovë.

/GazetaSinjali/