image Presidentja Osmani do të takohet me Donfried dhe Escobar

Politikë

Presidentja Osmani do të takohet me Donfried dhe Escobar

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot do të takohet me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen Donfried.

Përveç takimit me Donfried, Osmani do të takohet edhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar.

Sipas njoftimit të lëshuar nga presidenca, takimi do të zhvillohet në ora 17:00 dhe pas tij do të deklarohen për media.

/GazetaSinjali/