image Osmani autorizon dërgimin e FSK-së për shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Siguri

Osmani autorizon dërgimin e FSK-së për shuarjen e zjarreve në Shqipëri

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, ka autorizuar dërgimin e trupave dhe pajisjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në operacion humanitar për shuarjen e zjarreve në Shqipëri.

Zyra e Presidentes njofton se autorizimi erdhi pas vendimit të Qeverisë për t’i ofruar ndihmë Shqipërisë.

“Pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës”.

“Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/