Të gjithë qytetarët që duan të prenotojnë për pushimet e verës duhet të presin edhe pak.
Presidentja e KiE, Ursula von der Leyen u shpreh për të përditshmen gjermane Bild se është akoma herët për të vendosur se ku do t’i kaloni pushimet.
Gjendja me përhapjen e koronavirusit nuk është stabilizuar ende.
“Unë ju këshilloj që të prisni edhe pak. Askush nuk mund të bëjë një parashikim të saktë nëse virusi do të jetë zhdukur deri në korrik apo gusht” shprehet Leyen për Bild.
Gjithashtu ajo u bën thirrje të gjithë të moshuarve që të vijojnë izolimin edhe për disa muaj, të paktën deri në fund të vitit.
“Duhen kufizuar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me të moshuarit, veçanërisht ata që jetojnë në azile. E di që është i vështirë izolimi, por është një çështje për jetë a vdekje, ne duhet të qëndrojmë të disiplinuar dhe të duruar”, theksoi ajo./Gazeta Sinjali/