image Presidentja e KE-së: BE duhet t’i dërgojë mesazh të qartë shprese Ballkanit Perëndimor

Politikë

Presidentja e KE-së: BE duhet t’i dërgojë mesazh të qartë shprese Ballkanit Perëndimor

news image

Kanë arritur liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në samitin që po mbahet në Slloveni, ku po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është deklaruar para mediave, ku tha se Bashkimi Evropian do të duhet që të dërgojë mesazh pozitiv për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që të shpresojnë t’i bashkohen BE-së, kjo edhe pavarësisht negociatave të ngecura.

Ajo gjithashtu tha se një ofertë nga samiti i BE-Ballkani Perëndimor do të ishte investimi në rajon për vitet e ardhshme.

Ne duam të dërgojmë një mesazh shumë të qartë dhe ai mesazh është se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Këto vende kanë bërë një rrugë të gjatë për kryerjen e reformave. Ende duhet bërë punë për shtetin e së drejtës, për pavarësinë e gjyqësorit dhe për lirinë e medias. Një ofertë nga samiti i BE-Ballkani Perëndimor do të ishte investim në rajon për vitet e ardhshme”, tha presidentja e KE-së. /GazetaSinjali/