image "Presidenti u largua nga Afganistani me 4 makina dhe me një helikopter plot me para" - Sinjali

“Presidenti u largua nga Afganistani me 4 makina dhe me një helikopter plot me para”

news image

Sipas një njoftimi të ambasadës ruse, presidenti afgan Ashraf Ghani, u largua nga vendi me katër makina dhe me një helikopter plot me para.

Ghani, vendndodhja e të cilit nuk dihet ende, tha se u largua nga Afganistani dje, derisa talebanët morën në kontroll Kabulin.

Ai tha se u largua për arsye se donte të shmangte gjakderdhjen.

Istchenko, një zëdhënës i ambasadës ruse, konfirmoi akuzat për Reuters. Ai citoi “dëshmitarët okularë” si burim për informacionin  e tij.

“Katër makina ishin plot para, gjithashtu ata u përpoqën të mbushnin edhe një helikopter me pjesën tjetër të parave, por nuk arritën ta mbushnin të gjithën dhe disa nga paratë u lanë në pistë”, tha ai.

Shpresojmë që qeveria që arriti të largohej nuk i ka marrë të gjithë paratë nga buxheti i shtetit. Nëse ka mbetur diçka, do të jetë baza e buxhetit”, tha Kabulov për stacionin radio Echo të Moskës.

Rusia shpreson të krijojë marrëdhënie bashkëpunimi me talebanët, megjithëse nuk do të nxitojë t’i njohë ata si sundimtarë të vendit dhe do të monitorojë nga afër sjelljen e tyre. /GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin