Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar letër edhe zyrtarisht kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit.
Në letrën e katërt të Thaçit, ai shpreh gatishmërinë që ta takojë ashtu siç Kurti kish propozuar me 6 janar, duke i caktuar orën 15:00.
Në një deklarim për media, Thaçi kishte thënë që nuk ka hatërmbetje me Kurtin.
“Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar”, kishte thënë Thaçi, duke shtuar se për të është i rëndësishëm krijimi i institucioneve dhe funksionimi i mirë i tyre. /Gazeta Sinjali/