image Presidenti rus drejton trenin nga Krimeja në Moskë

Botë

Botë/ Presidenti rus drejton trenin nga Krimeja në Moskë

news image

Presidenti rus Vladimir Putin, të hënën, u ngjit në kabinën e makinistit të trenit për hapjen zyrtare të urës hekurudhore që lidh Krimenë e aneksuar me Rusinë e jugut.

Gjatë udhëtimit që filloi në Kerch të Krimesë në një tren me vetëm tre vagona si fillim, Putin kaloi kohë edhe duke pirë çaj me inxhinierët e projektit që ka kushtuar 3.6 milionë dollarë.

Ura hekurudhore, që Putin e quajti të mahnitshme, është 19 km e gjatë. Ura për automjetet u hap në maj të vitit të shkuar kur vetë Putin po ashtu, drejtoi një kamion përmes saj.

Trajektorja e plotë nga qyteti veri perëndimor i Shën Pjetërburgut në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, mbulon një distancë prej 2500 km.

Putin tha se ura do të rikthente lidhjet hekurudhore në Krime, të ndërprera në 2014, kur Moska aneksoi gadishullin duke ndezur edhe një konflikt separatist që ende vazhdon në Ukrainën lindore dhe që ka marrë deri më tani rreth 13 mijë jetë njerëzish.