image Presidenti kroat: Nuk shkruan askund që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE

Botë

Presidenti kroat: Nuk shkruan askund që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE

news image

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë sot se askund në dokumentet e Bashkimit Evropian nuk shkruan që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Siç shkruan “Tanjug”, Milanoviq duke qartësuar të pathënat nga Forumi i Prespës në Ohër, ka thënë se nuk ka asnjë dokument të Bashkimit Evropian në të cilin thuhet se Serbia duhet ta njohë Kosovën për t’u pranuar në BE.

Ishte kancelari gjerman, Olaf Scholz, që në vizitën në Kosovë në fillim të qershorit u shpreh se “Kosova dhe Serbia nuk do të mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian pa e njohur njëra-tjetrën”.

Ditë më vonë edhe Parlamenti Evropian për herë të parë ka thënë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohje reciproke” .

/GazetaSinjali/