image Presidenti kinez shkon për herë të parë në qytetin ku shpërtheu virusi

Botë

Botë/ Presidenti kinez shkon për herë të parë në qytetin ku shpërtheu virusi

news image

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbërriti në qytetin Wuhan të martën në mëngjes, për herë të parë që kur në këtë qytet shpërtheu koronavirusi.

Sipas agjencisë shtetërore të Kinës “Xinhua News”, presidenti Xi Jinping do të inspektojë objektet mjekësore dhe masat parandaluese të zbatuara në Wuhan dhe rajone të tjera të provincës Hubei.

Ai gjithashtu do të takojë punonjësit mjekësorë, oficerë ushtarakë dhe ushtarë që kanë qenë në ballë të luftës në Hubei dhe Wuhan për të kontrolluar shpërthimin.

Autoritetet në Wuhan gjithashtu pritet të mbyllin të martën dy nga 16 spitalet e përkohshme të ngritura për pacientët me koronavirus.

Kina ka qenë vendi më i goditur në botë, ku u raportuan 3136 vdekje për shkak të COVID-19.

Kurse, deri tani janë konfirmuar 80,754 persona të infektuar, që nga dhjetori i kaluar, me mbi 4,700 në gjendje të rëndë për momentin. Afro 17,000 njerëz janë gjithashtu nën vëzhgim në spitale.

Megjithatë, shkalla e transmetimit ka rënë gjatë javëve të fundit.

Të martën, Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se vetëm 19 raste të reja u raportuan në vend gjatë 24 orëve të fundit./Gazeta Sinjali/