image Presidenti i UEFA-s: Nëse sezoni nuk fillon në qershor, atëherë është i humbur

Futboll

Futboll/ Presidenti i UEFA-s: Nëse sezoni nuk fillon në qershor, atëherë është i humbur

news image

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka paralajmëruar se ky sezon i futbollit rrezikon të humbet nëse nuk fillon në muajin qershor.

‘Askush nuk e di se kur do të përfundoj pandemia. Ne kemi tri plane: sezoni të rifilloj në mes të majit, në qershor ose në fund të qershorit’, ka thënë Ceferin për ‘La Repubblica’, transmeton Gazeta Sinjali.

‘Nëse nuk arrijm të realizojm ndonjërin nga planet atëherë ky sezon mund të quhet i humbur.’

‘Ne jemi në kontakt me të gjitha ligat, klubet, kemi krijuar një grup punues që ta shohim se cila është zgjidhja më e mirë për të gjithë. Ne duhet të presim si çdo sektor tjetër’, përfundoi ai./Gazeta Sinjali/