image Presidenti i SHBA paralajmëron se nuk do ta nënshkruaj paketën e ndihmave për COVID-19

Botë

Presidenti i SHBA paralajmëron se nuk do ta nënshkruaj paketën e ndihmave për COVID-19

news image

Të martën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka paralajmëruar se nuk do të nënshkruante paketën financiare prej 892 miliardë dollarëve për koronavirusin që përfshin fonde jetike për amerikanët.

Paralajmërimi i tij ka shkaktuar paqartësi për një përpjekje dypartiake në Kongres për të siguruar ndihmë për njerëzit të cilët janë ndikuar rëndë nga pandemia, përcjellë Gazeta Sinjali.

“Paketa që po planifikojnë ta sjellin përsëri në tryezën time është shumë më ndryshe nga sa parashikohej,” tha Trump në një video të postuar në Twitter. “Është me të vërtetë e turpshme.”

Si Dhoma e Përfaqësuesve ashtu edhe Senati e miratuan legjislacionin të hënën në mbrëmje.

Trump tha se do që Kongresi ta rrisë shumën e pagesave personale në 2,000 dollarë për individët ose 4,000 dollarë për çiftet, në vend të 600 dollarëve që parashikon projekt-ligjit të cilën ai e quajti një shifër “qesharake”.

Trump gjithashtu ka kritikuar edhe pjesën e legjislacionit që parashikojnë fonde për vendet e huaj.

“Unë kërkoj gjithashtu nga Kongresi që të eliminojë zërat shpërdoruese dhe të panevojshme nga ky legjislacion, dhe të më dërgojë një paketë të përshtatshme, përndryshe administrata tjetër do të duhet të dorëzojë një paketë për ndihmën për COVID. Dhe ndoshta ajo administratë do të drejtohet nga unë”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/