PSG mesa duket ka vendosur për formacionin që do startojë ndaj Real Madridit.
Klubin francez e pret një sfidë tejet e vështirë në shtëpi ndaj gjigantit spanjoll, Real Madrid në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.
Sidoqoftë, në këtë takim, nga minuta e parë te PSG nuk do të jetë sulmuesi i krahut të djathtë, Neymar.
Presidenti Nasser Al-Khelaifi ka konfirmuar që braziliani do e nis këtë ndeshje nga stoli.
Ndërkohë, përballja zhvillohet në “Parkun e Princave” dhe nis në ora 21:00. /Gazeta Sinjali Sporti/