image Presidenti i Lazios sfidon Juventusin: Le ta zgjidhim titullin me një ndeshje direkte

Futboll

Futboll/ Presidenti i Lazios sfidon Juventusin: Le ta zgjidhim titullin me një ndeshje direkte

news image

Në një kohë që në Italia nga qeveria kanë ardhur sinjalë të rëndësishme për nisjen e stërvitjeve, presidenti I Lazios, I ka hedhur “benzinë” zjarrit duke provokuar kundërshtarët për titullin kampion.

Claudio Lotito kundërshtoi një play off të mundshëm mes katër ekipeve (Juventus, Lazio, Inter dhe Atalanta) për titullin kampion.

Bosi i Lazios ka një zgjidhje tjetër që në një farë mënyrë është një sfide për kampionët në fuqi të Juventusit.

Një ndeshje direkte dhe e vetme mes Lazio dhe Juventusit për titullin kampion meqënëse janë dy skuadrat që kryesojne kampionatin pas ndërprerjes.

Presidenti i Lazios është një nga ata presidenti që kërkon të rinisë me cdo kusht kampionati, pasi vetëm kështu do të shpëtoheshin sipas tij, klubet nga kolapsi financiar.