image Presidenti i LaLigas konfirmon: Javën e kaluar denoncuam Man Cityn, këtë javë do ta bëjmë ndaj PSG-së

Futboll

Presidenti i LaLigas konfirmon: Javën e kaluar denoncuam Man Cityn, këtë javë do ta bëjmë ndaj PSG-së

news image

Presidenti i LaLigas, Javier Tebas ka folur edhe njëherë për shpenzimet marramendëse të PSG-së.

Tebas ka vazhduar me frustrimin ndaj parisienëve, duke theksuar se këtë javë ai do të dërgojë ankesë.

“Unë nuk mbroj Madridin me çështjen e Mbappes, unë mbroj futbollin evropian. Pëlqimi për këto operacione jashtë merkatos, kur ato klube tashmë janë.. është më e rrezikshme se Superliga.

PSG do të përfundojë me humbje prej 200 milionësh, tashmë kanë harxhuar 300 milionë dhe shkojnë e rinovojnë Mbappen me ato shuma. Nuk e di nëse paguajnë jashtë mjedisit francez apo marrin shumë sponsorizime.

Ata duhet të kenë bërë diçka, sepse Haaland u ka kërkuar klubeve më shumë përveç 60 milionëve që janë paguar. Këtë javë do të denoncojmë edhe PSG-në, javën e kaluar e bëmë me Cityn”, ka deklaruar Tebas.

/GazetaSinjaliSport/