image Sociedad rrëmben kreun në Laliga, shënon edhe Adnan Januzaj

Futboll

Sociedad rrëmben kreun në Laliga, shënon edhe Adnan Januzaj

news image

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj më në fund ka gjetur golin me Real Sociedadin.

Januzaj ka shënuar në ndeshjen ndaj Osasunas, ku e fitoi skuadra e tij me rezultat të pastër 0-2.

Fillimisht, shqiptari që përfaqëson Kombëtaren e Belgjikës dribloi mes tre futbollistëve, ku u faullua në sulm duke fituar penallti, të cilën pastaj e konkretizoi në gol (82′).

Për të parë golin: VIDEO

Real Sociedad me këtë fitore rimerr kreun e Laligës me 28 pikë, një më shumë Real Madrid.

Osasuna ka 19 pikë në pozitën e shtatë.  /Gazeta Sinjali Sporti/