image Presidenti i KE: E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda BE

Politikë

Presidenti i KE: E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda BE

news image

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka folur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Michel tha se me samitin e sotëm është shkruar historia sepse u zhvillua për herë të parë në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për të ardhmen, ai theksoi se ajo është më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së.

“Do të filloj duke falënderuar ngrohtësisht Ramën për mikpritjen. Mbledhje historike ku shkruam historinë. Shkruajmë historinë sepse për herë të parë u organizua në Ballkanin Perëndimor.

Kjo mbledhje e sotme është deklarata që shoqëron punimet tuaja. Është e rëndësishme sepse përmban hapa shtesë në rrugën e integrimit. Kam pak emocion që jam në këtë tribunë në Tiranë. Besoj se e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt dhe më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE”, u shpreh Michel.

Sipas tij, BE duhet të përforcojë kapacitetin për të përforcuar tregun e përbashkët rajonal.

“Ideja e roaming është një hap përpara në vijim të samitit të Brdos ku lindi kjo ide”, tha ai.

Më tej, Michel shtoi se ka progrese konkrete për të përballuar pasojat e luftës ruse në Ukrainë.  

“Progrese kronkrete janë realizuar për të përballuar së bashku pasojat negative të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo luftë ka pasur pasoja të rënda në energji, në fushën ekonomike dhe në fushën e furnizimit me ushqim”, theksoi ai.

/GazetaSinjali/