image Presidenti i Fenerbahces tregon nëse do të kthehet Muriqi në klubin e tyre

Futboll

Presidenti i Fenerbahces tregon nëse do të kthehet Muriqi në klubin e tyre

news image

Presidenti i Fenerbahces. Ali Koç ka folur rreth raportimeve të fundit për rikthimin e mundshëm të Muriqit në klubin e tyre.

Koç tha se nuk ka diçka të tillë në planet e tyre dhe nuk është diskutuar kjo çështje, transmeton Sinjali Sport.

Nuk ka asgjë në lidhje me Vedat Muriqin. Unë nuk di asgjë për kthimin e Vedatit. Unë dua që ai të ketë sukses si një vëlla që e do Vedatin. Shpresoj që ai të qëndrojë atje dhe të ketë sukses në ëndrrat e tij. Ai ka nevojë të jetë i durueshëm. Vedati është fëmija i këtij vendi, nëse ka një situatë si kthimi i tij, ne do të flasim “, deklaroi presidenti i skuadrës turke.

Së fundmi skuadrës turke i është bashkuar Mesut Ozil.

/Sporti në Sinjali/