Vedat Muriqi edhe zyrtarisht do të jetë lojtari më i ri i gjigantit turk Fenerbahçe.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të klubit turk në rrjetin social Facebook.
Sipas njoftimit të klubit, Muriqi sonte do të udhëtojë drejt Stambollit për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe për të finalizuar transferimin.
“Futbollisti Vedat Muriqi, për të cilin klubi ynë u pajtua në parim, sot në mbrëmje do të arrijë në Stamboll për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor dhe për të përfunduar fazën e fundit të negociatave për transferim”.
“Aeroplani që transporton Vedat Muriqin do të aterojë në Terminalin e linjave të jashtme të aeroportit Sabiha Gökçen në ora 21:00 sonte”, thuhet në njoftim.
Muriqi shkëlqeu këtë edicion te Mallorca, ku realizoi 23 gola në 37 paraqitje.
Kjo do të jetë aventura e tij e dytë te Fenerbahçe, pasi më parë kishte luajtur në sezonin 2019/20, ku kishte shënuar 17 gola dhe kishte dhuruar shtatë asistime.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!