image Presidenti i FC Dritës, Flamur Bunjaku: Të gjithë jemi optimist, lojtarët tanë kanë nevojë për mbështetje në "Fadil Vokrri"

Futboll

Presidenti i FC Dritës, Flamur Bunjaku: Të gjithë jemi optimist, lojtarët tanë kanë nevojë për mbështetje në “Fadil Vokrri”

news image

FC Drita të enjten do ta zhvillojë lojën e dytë në Ligën e Konferencës. “Intelektualët” do të mundohen t’i befasojnë mysafirët nga Blegjika në ndeshjen e dytë kualifikuese.

Pronari i klubit, Flamur Bunjaku, pret përkrahjen nga tifozët në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Po dëshmojmë se jemi skuadër kompakte, ndeshja me skuadrën belge rrit prestigjin e futbollit kosovar, do të jetë një spektakël futbollistik, ku e gjithë Kosova do të jetë me ne. Do te japim më të mirën që dimë dhe mundemi, ne si skuadër jo që do të përfaqësojmë skuadrën dhe qytetin tonë, por gjithë Kosovën dhe futbollin e saj“, është shprehur Bunjaku.

Bunjaku gjithashtu ka theksuar se pret ndeshje të vështirë ndaj Royal Antwerp, duke marrë parasysh se klubi belg në radhët e veta ka lojtarë të klasit botëror.

“Gjithsesi pres një ndeshje të vështirë. Royal Antwerp është një kundërshtar i fortë. Skuadra jonë luan para adhuruesve të vet, por besoj që do të marrim përkrahje të madhe nga tifozët dhe shpresoj të befasojmë klubin bleg dhe të marrim një rezultat të mirë”, ka përfunduar ai.

/GazetaSinjaliSport/