image Presidenti i Austrisë pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Kosovës

Kosovë

Politikë/ Presidenti i Austrisë pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Kosovës

news image

Presidenti i Austrisë pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Kosovës.

Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka pranuar sot letrat kredenciale të disa ambasadorëve të huaj.

Në mesin e tyre është edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Vjenë, Lulzim Pllana.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Austrisë, Va nder Bellen përmes postimi të disa fotografive në rrjetin social Facebook, ku Pllana është akredituar si përfaqësues zyrtar i Kosovës në Austri.

Ndryshe, presidenti i Austrisë i ka uruar të gjithë ambasadorëve detyrën e re në Austri./Gazeta Sinjali/