image Presidenti gjerman pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj
[wp-story id="814678"]

Shqipëri

Presidenti gjerman pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

news image

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nisi të enjten vizitën zyrtare në Shqipëri. Steinmeier u prit me ceremoni shtetërore nga homologu Bajram Begaj.

Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në Republikën e Shqipërisë në 27 vite. Vizita përbën një sinjal të mëtejshëm të mbështetjes nga ana e Gjermanisë për të ardhmen evropiane të vendit tonë.

Në postin e presidentit nga viti 2017, Steinmeier është një nga politikanët më të njohur gjermanë. Ish- ministër i Jashtëm nga viti 2005 deri në 2009 dhe nga viti 2013 deri në 2017, në mes dy mandateve Steinmeier mbajti rolin e liderit të opozitës socialdemokrate.

Para vendit tonë, ai zhvilloi një vizitë edhe në Maqedoninë e Veriut. Gjatë vizitës atje ai foli për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se “propozimi franko-gjerman është i suksesshëm dhe po pranohet”. “Kjo mund të nxisë palët e interesuara drejt një zgjidhjeje”, u shpreh ai, ndërsa bëri apel që të vazhdohet bashkëpunimi në dialogun e lehtësuar nga BE.

Në konferencën me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Steinmeier foli edhe për rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bllokun Europian. “Ndryshimet kushtetuese do të mundësojnë hapjen e qetë të negociatave me BE-në”, u shpreh Presidenti gjerman, duke risjellë në vëmendje dhe zbatimin e reformave të nevojshme që afrojnë Maqedoninë e Veriut me Unionin.

/GazetaSinjali/