Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është takuar presidentin e Sierra Leaone, Julius Maada Bio. Pas këtij takimi ministri serb Daçiq ka thënë se Sierra Leaone e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Daçiq madje ka prezantuar një shënim nga Ministria e Punëve të Jashtme nga Sierra Leone, që sipas tij tregon se e kanë tërhequr njohjen.
Me këtë rast, presidenca e Sierra Leone është deklaruar përmes një njoftimi për media lidhur me takimin e lartëcekur, por në deklaratë ata nuk kanë përmendur ‘çnjohjen’.
“Bashkë me Ministren e Jashtme të Sierra Leones, Nabeela Tunis, Presidenti ka folur me diplomatin serb të cilit i ka thënë se Serbia ka lidhje të gjata me shtetin tonë dhe se ato do të vazhdojnë edhe më tej përmes konsultimeve në mes dy ministrive”, thuhet në këtë njoftim./GazetaSinjali/