image Presidenca demanton raportimet se Osmani u qortua nga DASh-i për aksionin në Veri

Siguri

Presidenca demanton raportimet se Osmani u qortua nga DASh-i për aksionin në Veri

news image

Sot, presidentja Osmani ka zhvilluar bisedë telefonike me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit. Mirëpo disa media kanë raportuar që gjatë kësaj telefonate, Osmanit i është thënë që institucionet kosovare e kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Këtë e ka demantuar Donjeta Miftari, këshilltare e presidentes.

Ajo ka thënë që ishte prezente gjatë telefonatës dhe kjo është e pasaktë.

“Presidentja Osmani i diskutoi zhvillimet e fundit në veri të vendit me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, por në mënyrë të pasaktë është raportuar se gjatë kësaj telefonate Presidentja Osmani ishte paralajmëruar se vendimet e institucioneve kosovare e kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare të vendit. Unë isha e pranishme gjatë kësaj telefonate dhe e konfirmoj se kjo është e pasaktë”, ka thënë ajo. /GazetaSinjali/