image Premtimi nuk zgjat shumë, ndalet rryma në Pejë e Deçan, KEDS po punon në rregullimin e problemeve

Sociale

Premtimi nuk zgjat shumë, ndalet rryma në Pejë e Deçan, KEDS po punon në rregullimin e problemeve

news image

U premtua që gjatë natës së ndërrimit të motmoteve do të ketë furnizim të rregullt me energji elektrike madje për këtë ofroi ndihmë edhe shteti i Shqipërisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Por në një lagje të Pejës momentalisht është ndërprerë furnizimi me rrymë, bën të ditur një sinjalizues.

Ndërsa për në Deçan ka njoftuar zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

Urime viti i ri. Ne kohe reale, nga Decani, ne erresire. Shpresoj qe shehri ka rryme, per ta jemi mundu gjithe“, ka shkruar Kuçi.

Ndërsa nga KEDS kanë thënë që këto ndërprerje kanë ndodhur për shkak të mbingarkesave dhe se ekipet janë duke u përpjekur t’i rregullojnë këto probleme.

“Për shkak të rritjes së vazhdueshme të konsumit dhe si pasojë e mbingarkesave, në disa lokacione ka ndërprerje të paplanifikuar të energjisë elektrike. Ekipet tona janë në terren duke trajtuar secilin rast dhe po bëjnë përpjekje maksimale që sa më shpejt të rikthejnë furnizimin me energji elektrike“, ka thënë Margarita Rashiti nga KEDS.

/GazetaSinjali/