image Premierligë apo Bundesligë? Altin Lala zbulon të ardhmen e Milot Rashicës

Sport/ Premierligë apo Bundesligë? Altin Lala zbulon të ardhmen e Milot Rashicës

news image

Milot Rashica do të vazhdojë të luajë në Bundesligë, të paktën deri në qershor të vitit 2020.

Talenti 23-vjeçar i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, s’do të largohet nga Werder Bremen, të paktën jo në afatin kalimtar të janarit.

Lajmin e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Altin Lala. Në një intervistë për Kicker, Lala ka thënë që as që bëhet fjalë që Miloti të largohet nga Bundesliga në janar.


“23-vjeçari është lidhur me një transferim në Premierligë ku në mesin e shumë ekipeve të interesuar, seriozisht është edhe Aston Villa, por Rashica përfundimisht “do të qëndrojë te Werder deri në fund të sezonit”, tha Lala.

“Afati kalimtar i dimrit nuk është dhe s’do të jetë shqetësim”, shtoi Lala.

Rashica ka luajtur 12 ndeshje për Werderin këtë sezon, ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asistime.

Ai ka kontratë me klubin gjerman deri më 2022.