Tifozët do të lejohen të kthehen në stadiume nga maji, duke sjellë një perspektivë reale të një vere të duhur sporti.
Kryeministri britanik, Boris Johnson, konfirmoi se dyert e stadiumeve do të rihapen për tifozë nga 17 maj, pasi u mbyllën për herë të dytë në dhjetor.
Kjo nënkupton që ndeshjet e mëdha do zhvillohen me 10 mijë tifozë, pra rreth 25 për qind e kapaciteteve të stadiumit.
Fillimisht, Premierliga kishte hapur dyert për tifozët në numër të reduktuar, por ato u mbyllën në dhjetor pasi filloi rritja e madhe e rasteve me koronavirus./Sporti në Sinjali/