image Preken edhe mërgimtarët kosovarë, Zvicra e bënë me pagesë vaksinën përforcuese për ata që udhëtojnë

Diasporë

Preken edhe mërgimtarët kosovarë, Zvicra e bënë me pagesë vaksinën përforcuese për ata që udhëtojnë

news image

Këshilli Federal ka vendosur të lejojë qasjen në vaksinim përforcues për qëllime jo mjekësore – kryesisht për ata që duan të udhëtojnë

Këshilli Federal ka vendosur të lejojë qasjen në vaksinim përforcues për qëllime jo mjekësore – kryesisht për ata që duan të udhëtojnë. Për udhëtime jashtë vendit, sipas Këshillit Federal, mund të jetë e nevojshme, gegjësisht të kërkohet që të bëhet një vaksinim tjetër përforcues.

Në të ardhmen, kjo mundësi do të jetë e disponueshme nga qendrat e vaksinimit të përcaktuara nga kantonet, shkruan BAG. Por, shpenzimet duhet të përballohen nga vetë udhëtarët.

Çmimi do të përcaktohet nga kantonet dhe qendrat e vaksinimit, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, të gjitha vaksinimet e rekomanduara – siç është vaksinimi i dytë përforcues për njerëzit me sistem imunitar të dobësuar – do të mbeten pa pagesë, sipas Këshillit Federal.

Por, vaksinimi përforcues për udhëtime kryhet jashtë miratimit të Swissmedic (off-label) dhe pa rekomandimin e BAG dhe EKI, prandaj duhet ta paguajë vetë i interesuari.

Sipas të dhënave aktuale dhe në situatën e tanishme kushdo që është vaksinuar plotësisht ose është vaksinuar dhe shëruar është ende i mbrojtur mirë nga mundësia e sëmurjes së rëndë me COVID-19, vazhdon Këshilli Federal. Me përjashtim të njerëzve që kanë sistem imunitar të dobësuar rëndë, aktualisht nuk ka nevojë për vaksinim të mëtejshëm përforcues nga pikëpamja mjekësore dhe epidemiologjike.

Edhe për njerëzit që janë veçanërisht të rrezikuar, ka më shumë kuptim që të kryhet vaksinimi i mëtejshëm përforcues vetëm kur numri i infeksioneve rritet përsëri, sepse mbrojtja nga vaksinimi është më e larta në javët dhe muajt pas vaksinimit.

/GazetaSinjali/