Përzgjedhësi i Kosovës U21, Rafet Prekazi ka mbajtur konferencën për shtyp para ndeshjes me Anglinë.
Përzgjedhësi Prekazi ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshjen. Në këtë listë të ftuar janë pesë futbollistë nga Superliga e Kosovës dhe katër nga Kategoria Superiore Shqiptare.
Futbollistët e ftuar nga Superliga të ftuar janë: Florjan Smakiqi (Feronikel), Ardit Nika (Flamurtari), Flamur Gashi (Ballkani), Donat Hasanaj (Drita), Blend Baftiu (Ballkani)
Ndërsa, nga Kategoria Superiore janë: Leonit Vitija (Skënderbeu) dhe Mirlind Daku (Kukësi), Lirim Mema (Flamurtari Vlorë), Arbnor Muja (Skenderbeu).
Kosova U-21 do ta kenë ndihmën edhe të sulmuesit Lirim Kastrati për këtë ndeshje, pasi nuk është grumbulluar me skaudrën A, përkundër formës së lartë që ai po e kalon në kampionatin kroat me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit.
Kosova do të jetë mysafire e Anglisë për ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit C kualifikues më 9 shtator. /Insporti