image Prej vitit që vjen, udhëtarët e Trafikut Urban nuk do të paguajnë më me para 'cash'

Kosovë

Prej vitit që vjen, udhëtarët e Trafikut Urban nuk do të paguajnë më me para ‘cash’

news image

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, është takuar me përfaqësues të operatorëve privatë, që ofrojnë shërbim të transportit me autobusë në linjat qendrore dhe periferike, përfaqësues të Trafikut Urban në Prishtinë dhe partnerët nga BERZh, për të prezantuar dhe diskutuar planin e veprimit për reformimin e transportit publik.

Ajo, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në vitin e ardhshëm do të ketë reforma në transportin publik në kryeqytet.

Sipas saj, mbështetja e të gjithë operatorëve është e domosdoshme për reformë të mirëfilltë.

Flotë e re (31) nga kredia me BERZh, linja të reja dhe ridizajnim të linjave ekzistuese, stacione dhe mini stacione të reja, bileta të integruara, pagesë me SMS dhe QR code, sistem i avancuar i menaxhimit të trafikut, rregullore e re për transport publik si dhe çmime të reja, janë disa nga reformat që, sipas Sahatçiut, do të bëhen në vitin 2023 në transportin publik në Prishtinë.

/GazetaSinjali/