image Prangoset një 28-vjeçar në Prizren, gjykata kishte lëshuar 6 urdhërarreste ndaj tij

Siguri

Prangoset një 28-vjeçar në Prizren, gjykata kishte lëshuar 6 urdhërarreste ndaj tij

news image

Policia rajonale e Prizrenit ka arrestuar një 28-vjeçar me inicialet A.D., raporton Gazeta Sinjali.

28-vjeçari po kërkohej për veprën penale “Lëndim trupor”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për Sinjalin se ndaj të arrestuarit, Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar gjashtë urdhëresa për arrestim.

I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim, në kohëzgjatje prej 1 viti.

Policia e këtij rajoni ka njoftuar se në tre mujorin e fundit (korrik, gusht dhe shtator) ka ekzekutuar 726 urdhëresa, duke përfshirë sjelljen me dhunë në gjykatë dhe vuajtje të dënimit./Gazeta Sinjali/