image Prangoset një 18-vjeçar në Prizren, dyshohet se iu fut në veturë një personi dhe nën kërcënimin e thikës ia grabiti 60 euro

Siguri

Prangoset një 18-vjeçar në Prizren, dyshohet se iu fut në veturë një personi dhe nën kërcënimin e thikës ia grabiti 60 euro

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin me iniciale E.B, i lindur në vitin 2003 i cili dyshohet se në Prizren ka kryer veprën penale “Grabitje”, raporton Gazeta Sinjali.

18-vjeçari dyshohet se mbrëmë bashkë me një person tjetër janë futur në automjetin e një shtetasi të Shqipërisë dhe nën kërcënimin e thikës ia kanë grabitur atij 60 euro pata të gatshme.

Ata dyshohet se e kanë mbajtur shtetasin e Shqipërisë për një kohë, derisa në vendin e ngjarjes ka shkuar dhe ka intervenuar policia.

I dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Njësitë policore e morën viktimën e rastit të grabitjes dhe pas intervistës të dyshimtit dhe dëshmitarëve kuptuan së kishim të bënim më rast grabitje. Në cilësinë e dëshmitarëve policia intervistoj edhe dy persona tjerë.”

I dyshimti E.B i lindur në vitin 2003, u arrestua dhe me aktvendim te prokurorit të Shtetit u ndalua në afat prej 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se janë duke e hetuar rastin dhe se po ashtu janë në kërkim edhe të një personi tjetër të dyshuar për këtë rast, për identitetin e të cilit posedojnë të dhëna./Gazeta Sinjali/