Policia njofton se dje në fshatin Shkabaj të Obiliqit janë arrestuar një mashkull dhe një femër, për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
Siç njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali, ata kanë vjedhur 10 bateri të veturave nga një shtëpi.
Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fsh. Shkabaj, Obiliq, 15-16.02.2020 – 18:00-13:00. Janë arrestuar një mashkull dhe një femër kosovarë për shkak se të njëjtit kanë vjedhur dhjetë bateri të veturave nga shtëpia e ankuesit mashkull kosovar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/