image Pranga për shkaktarin e aksidentit ku vdiqën dy persona

Sinjalizime

Pranga për shkaktarin e aksidentit ku vdiqën dy persona

news image

Është arrestuar një person, (emër i njohur për redaksinë) nga fshati Lubizhdë i Malishevës, i cili dyshohet se shkaktoi aksidentin e mbrëmshëm në Arllat të Drenasit, ku mbetën të vdekur dy persona nga Rahoveci, Besim Hoxha, 43-vjeçar dhe Milaim Tara, 46-vjeçar.

Sipas sinjalizuesve i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ata po ashtu kanë dhënë detaje të reja se si ndodhi ngjarja, ku sipas tyre, përderisa kamioni i ngarkuar me zhavor ishte ndalur në shiritin emergjent, pas disa minutash ka ardhur kamioneta, e cila e ka goditur kamionin, ku së pari mbeti i vdekur njëri person, ndërkaq personi tjetër vdiq në QKUK, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.

Gazeta Sinjali ka raportuar po ashtu se zjarrfikësit nuk kanë arritur t’i nxjerrin viktimat nga kamioneta për rreth dy orë.

/GazetaSinjali/