image Praktikanti i NASA-s zbulon planetin e ri, shtatë herë më të madh se Toka

Botë

Zbulim/ Praktikanti i NASA-s zbulon planetin e ri, shtatë herë më të madh se Toka

news image

Wolf Cukier, një 17-vjeçar nga Nju Jorku zbuloi një planet të ri në ditën e tretë të punës së tij praktike në NASA.

Wolf, po përdorte teleskopin hapësinor të NASA-s TESS kur ai vuri re planetin që rrotullohej në më shumë se 1.300 vjet dritë nga Toka.

“Tre ditë në praktikën time dhe pashë një sinjal. Në fillim mendova se ishte një eklips yjor, por doli të ishte një planet”, tha ai.

Wolf dhe Z. Kostov kaluan orë të tëra duke vërtetuar se tiparet shtesë që ata ishin duke parë ishin të vërteta, shkruan Independent, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ishte thjesht Wolf dhe unë në dy orët e para, dhe kur ne ishim 99 përqind të sigurt se dy tiparet që pamë ishin të vërteta, filluam t’iu afrohemi kolegëve,” tha z. Kostov.

Zbulimi është një shenjë pozitive për aftësitë e Tess, tha zoti Kostov, duke shtuar se ai beson se do të ketë më shumë planetë për t’u gjetur.

Planeti, i cili ishte emëruar TOI 1338b, është pothuajse shtatë herë më i madh se Toka – diku midis madhësisë së Saturnit dhe Neptunit.

Wolf nuk mund ta emëronte planetin, por vëllai i tij propozi që planeti të quhet Wolftopia./Gazeta Sinjali/