Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër miratimit të raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020.
Kështu ky raport ka dështuar që të miratohet në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
“Me 7 vota për dhe 58 kundër, asnjë abstenim, Kuvendi nuk e miraton raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020”, tha kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.