image Abdixhiku: Abazoviq Kryeministër arritje historike për shqiptarët, sapo e urova

Politikë

Abdixhiku: Abazoviq Kryeministër arritje historike për shqiptarët, sapo e urova

news image

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka uruar kryeministrin e ri të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në një komunikim telefonik të zhvilluar pak minuta më parë.

Abdixhiku tha se zgjedhja e Abazoviqit si kryeministër i Malit të Zi është arritje historike për shqiptarët.

“Zgjedhja e Dritan Abazoviq si Kryeministër i ri i Malit të Zi, përveç se arritje historike për shqiptarët në rajon, është dhe rikonfirmim i stabilitetit rajonal e orientimit properëndimor të vendit tonë fqinj.

Në emër timin dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në komunikim telefonik pak çaste më parë, Dritanit i kam uruar zgjedhjen në këtë pozitë të rëndësishme për të e vet Malin e Zi. Uroj që vizioni i tij, dhe i joni bashkarisht, të sjellë progres të përbashkët rajonal e avancim të intereseve të dy shteteve në familjen euroatlantike”, shkroi Abazoviq në një postim në Facebook.

Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi në Cetinje, sot u votua Qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviq, me çka përfundoi mandati teknik tremujor i Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, të cilit iu votua mosbesimi më 4 shkurt.

/GazetaSinjali/