image Danimarka ëndërron kualifikimin, kalon në epërsi ndaj Rusisë

Futboll

Danimarka ëndërron kualifikimin, kalon në epërsi ndaj Rusisë

news image

Ballafaqimi më interesant i Grupit B është mes Kombëtares së Rusisë dhe asaj të Danimarkës, shkruan Sinjali Sport.

Ka kaluar në epërsi reprezentacioni i Danimarkës, pas golit në minutën e 38-të.

Futbollisti 20 vjeç Mikkel Damsgaard ka realizuar golin e epërsisë.

Danimarka pas ngjarjes që i ndodhi me lëndimin e Eriksenit nuk kanë mundur të marrin veten, ku në dy ndeshjet e para i humbën dhe kanë gjasa të vogla për kualifikim.

Në tjetrën anë sovjetikët humbën lojën e parë, derisa të dytën e fituan dhe do kërkojnë kualifikimin.

Kopenhaga e Danimarkës me stadiumin “Parken” është nikoqire e kësaj përballje, që fillon në ora 21:00. /Gazeta Sinjali Sporti/