Sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 28 raste të reja me koronavirus, derisa 8 pacientë janë shëruar.
Rastet me COVID-19 ditëve të fundit kanë shënuar rritje, ndërsa ka përfshirë edhe disa institucione bankare e shëndetësore të vendit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare dhe shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në Kosovë, numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit është 1mijë e 326, ku 921 prej tyre janë shëruar, ndërsa 31 persona e kanë humbur betejën me virusin./Gazeta Sinjali/