image Posedonin drogë, armë e telefona, arrestohen tre persona të dyshuar në Viti

Siguri/ Posedonin drogë, armë e telefona, arrestohen tre persona të dyshuar në Viti

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, pasi tek të njëjtit gjeti dhe konfiskoi drogë, armë zjarri, thika e telefona, raporton Gazeta Sinjali.            

Shtëpia dhe lokalet e njërit prej të dyshuarve u bastisën me urdhër të gjykatësit, pasi fillimisht në veturën e tij u gjetën 2.1 gram substancë narkotike e llojit heroinë.

Kurse, në shtëpinë dhe lokalet e tij, policia gjeti dhe konfiskoi 34 gramë substancë narkotike e llojit heroinë, 2 gramë kokainë, 1.3 gramë marihuanë, dy peshore elektronike për matjen e narkotikeve, një revole me një karikator pa fishekë, një thikë, dy telefona dhe një tablet.


Tre të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/