image Posedim armësh, flasifikim parash dhe rrezikim në trafik, ky është burri që po kërkohet nga policia

Kosovë

Posedim armësh, flasifikim parash dhe rrezikim në trafik, ky është burri që po kërkohet nga policia

news image

Përmes një komunikate dërguar mediave, policia rajonale e Pejës apelon qytetarët që në rast se kanë informacion për vendnodhjen e Krist Nua nga fshati Budisalc i Klinës, të paraqiten në stacionin e policisë.

Bëhet fjalë për Krist (Ndue) Nua, i lindur me 01.06.1983 në Pejë me banim ne fshatin Budisalc-Klinë

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

“Tri raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i armëve”. Një rast për veprën penale “Falsifikim i parasë” dhe një rast për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, tha policia, transmeton Sinjali.

“I dyshuari kërkohet nga Gjykata Themelore në Pejë-dega në Klinë dhe Gjykata themelore në Gjakovë. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur ta lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në apelin e policisë. /Sinjali/