Përmes një komunikate dërguar mediave, policia rajonale e Pejës apelon qytetarët që në rast se kanë informacion për vendnodhjen e Krist Nua nga fshati Budisalc i Klinës, të paraqiten në stacionin e policisë.
Bëhet fjalë për Krist (Ndue) Nua, i lindur me 01.06.1983 në Pejë me banim ne fshatin Budisalc-Klinë
I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:
“Tri raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i armëve”. Një rast për veprën penale “Falsifikim i parasë” dhe një rast për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, tha policia, transmeton Sinjali.
“I dyshuari kërkohet nga Gjykata Themelore në Pejë-dega në Klinë dhe Gjykata themelore në Gjakovë. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur ta lajmërojë policinë apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në apelin e policisë. /Sinjali/