Portugalia është duke udhëhequr ndaj Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të pjesë së parë, shkruan Sinjali Sport.
Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes ka arritur ta zhbllokojë sfidën pas një gabimi nga skuadra kundërshtare në minutën e 32-të.
Fernandes vodhi një top nga futbollisti kundërshtar i cili pasoi më pas tek Cristiano Ronaldo dhe ky i fundit më pas pasoi tek bashkëlojtari i tij për golin e avantazhit.
The United connection puts Portugal ahead: Bruno Fernandes scores from Ronaldo’s assist! pic.twitter.com/WPP3qdZ1r6
— Sean Gillen (@SeanGillen16) March 29, 2022
Portugalia është 45 minuta tani larg për tu kualifikuar në Botërorin “Katar 2022”.
Ndërkohë në finalen tjetër të play-off mes Polonisë dhe Suedisë, pjesa e parë ka përfunduar me rezultat pa gola.