Portieri i ekipit kombëtar të hendbollit të Maqedonisë Veriore, Nikola Danilovski, ndërroi jetë në moshën 24 vjeç, përcjell Sinjali Sport.
Danilovski, i cili ishte anëtar i Klubit të Hendbollit të Ohrit, u mbyt në Liqenin e Ohrit.
Ai u zhduk natën e së premtes rreth orës 21:00 pas stërvitjeve dhe në këtë mëngjes trupi i tij i pajetë u gjet në liqen.
Sipas policisë së komunës së Ohrit, nuk kishte shenja dhune në vdekjen e hendbollistit maqedonas.
Para Ohrit, Danilovski mbrojti për Mtalurg dhe Pelister dhe që nga viti 2018 ai është anëtar i ekipit të hendbollit të Maqedonisë.