Porti ukrainas goditet nga sulmi ushtarak, thotë ministria e infrastrukturës së vendit, shkruan Skynews.
Një pjesë e portit ukrainas të Olvia-s është goditur nga një “sulm ushtarak”, ka thënë ministria e infrastrukturës e Ukrainës.
Askush nuk është plagosur gjatë sulmit në portin e Detit të Zi, i cili është në rajonin e Mykolaiv.
Kjo vjen pasi vendi pretendoi se një zonë në qytetin e tij portual të Odesës iu nënshtrua një sulmi raketor në orët e para të mëngjesit të sotëm.
(Fotografia është ilustrim)