Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Kosovës, Philip Kosnett, ka dalur me një porosi për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë.
Philip Kosnett tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë nga kandidatët që garojnë për zgjedhjet e 6 tetorit.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme fillojnë me ju. Drejtësia rrjedh nga kandidatët që ndjekin rregullat e zgjedhjeve dhe ligjin”, ka shkruar Kosnett
Gjithsej 21 parti politike, 4 koalicione parazgjedhore janë regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të konkuruar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 6 tetor.
Në këto zgjedhje të drejtë vote do të kenë 1.972. 466 votues./Gazeta Sinjali/