image "Populli i Serbisë nuk do ta japë Kosovën serbe", nacionalistët serbë protesojnë kundër propozimit evropian

Politikë

“Populli i Serbisë nuk do ta japë Kosovën serbe”, nacionalistët serbë protesojnë kundër propozimit evropian

news image

Qindra nacionalistë serbë dhe të krishterë ortodoksë marshuan të dielën në Beograd për të protestuar kundër Propozimit Evropian që synon të përmirësojë lidhjet midis Serbisë dhe Kosovës, raporton Reuters.

Siç shkruan mediumi, nacionalistët serbë, të cilët gjithashtu duan lidhje më të ngushta me Rusinë, aleatin e vjetër të Serbisë, kanë kritikuar presidentin Aleksandër Vuçiç për rolin e tij në bisedimet mbi një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi me Kosovën.

“Populli i Serbisë që e ndoti këtë tokë me gjak nuk do ta japë Kosovën serbe, sepse Kosova është e shenjtë,” ka thënë Zorica Mojsic nga Beogradi teksa ecte me marshuesit e tjerë.

Kujtojmë se më 27 shkurt, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ranë dakord paraprakisht për marrëveshjen e bazuar në propozimin evropian.

/GazetaSinjali/