image Ponte i referohet Dardan Berishës si polak

Basketboll

Ponte i referohet Dardan Berishës si polak

news image

Takimi i gjysmëfinales mes Ponte Prizrenit dhe Pejës nuk ka shkuar ashtu siç është pritur, raporton Sinjali Sport.

Pas përfundimit të pjesës së parë me rezultat 48:49 në të mirë të Pejës, ka ndodhur një përleshje e pjesëtareve të të dy taborreve.

Basketbollistët duke shkuar drejt zhveshtores janë përleshur, ku në këtë incident përpos lojtarëve ka edhe pjesëtarë të stafit të klubeve përkatëse.

Pas këtyre incidenteve ka reaguar edhe klubi i Pontes, të cilët në faqen zyrtare në “Facebook” komentuan këtë rast, ku ndër tjerash ishte një koment që e referuan kapitenin e Pejës si reprezentuesi polak.

Reagimi i skuadrës nga Prizreni (pa ndërhyrje):

 Ndërpritet ndeshja në Prizren!

Ngjarje jo e këndshme në ndeshjen e 5 të gjysëmfinales së playoffit.

Fund qerekut të dytë ish reprezentuesi Polak, gjatë gjithë kohës duke provokuar dhe ofenduar në mënyrën më të rënd jo vetëm bankën por edhe gjyqtarin Mumini i cili nuk pat autoritet që ta jep edhe teknikën e dytë, si pasojë e kësaj lojtarët Pejanë konkretisht Brandon Ëalters sulmoi lojtarin Leurit Morina (të mitur) 17 vjeq.

Kjo erdhi në saje të neglizhencës të Komesarit garave Faton Kurshumliu i cili me delegim karastrofik të gjyqtarëve e solli fatin deri te përleshja.

Të lënduarit kanë hapur rast dhe kanë marrë trajtimin nga emergjenca dhe është hapur rasti në polici.

Kryesia e klubit tani do merr vendim për hapat e mëtutjeshëm. /Gazeta Sinjali Sporti/